Zjarri në apartamentin te Komuna e Parisit, asfiksohet fqinji në katin e 7-të
Një zjarr ka shpërthyer në një apartament në katin e 6-të të një pallati në lagjen Komuna e Parisit, në kryeqytet.
Zjarri ka shpërthyer në dhomën e një apartamenti. Shërbimet e zjarrfikëses janë në vendngjarje dhe po punojnë shuarjen e flakëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:00, në rrugën “Prokop Mina” ka rënë zjarr aksidentalisht në katin e shtatë të banesës të marrë me qira nga shtetaset K. Sh dhe S. Gj.
Nga zjarri dyshohet se është asfiksuar nga tymi shtetasi A. K, i cili banonte një kat më lart banesës së tyre, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.