“L*FTË” ME TH*KA/ Plagoset 35 vjeçari në Fier, nuk tregon autorin dhe shkaqet
Një 35-vjeçar u plagos me thikë në Fier pas një konflikti me një person që mbetet i lirë në arrati. Në Vlorë ndërkohë policia arrestoi autorin 42 vjecar të një ngjarje të ngjashme të shënuar të shtunën
Një 35 vjecar mbeti i plagosur me thikë pas një konflikti të ndodhur pranë këtij lavazhi makinsh në lagjen 15 Tetori në qytetin e Fierit!
Eldi Gremi, u paraqit në spitalin rajonal për ndijmë mjekësore rreth orës 11:40 të së dielës, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ai ka refuzuar të japë detaje për rrethanat e ngjarjes apo personin që e qëlloi me thikë, por burime nga grupi hetimor thonë se 35 vjecar që është pronar i lavazhit ku u shënua ngjrja mund të jetë sulmuar personi që kishte marrë biznesin me qira.
Të njëjtt burime thanë se konflikti mund të ketë nisur për qiranë e biznesit.
Megjithatë, dinamika e plotë e ngjarjes mbetet ende e paqartë.
Policia e Fierit tha se po punon për identifikimin e autorit përmes provave të tjera dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.
Ndërkohë policia e Vlorës njoftoi se arrestimin e një 42 vjecari i cili dyshohet se plagosi me thikë të një ri në fshatin Picar, ditën e shtunë
23-vjeçari I plagosur mbetet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori do të përballet me drejtësinë për akuzën “Plagosja e rëndë me dashje”
Hetimet për shkakun e konfliktit janë në vijim.
