GAZETARËT DENONCOJNË DHUNËN/ 21 raste në vitin 2025 me kërcënime, presione dhe intimidime

Të paktën 21 gazetarë në shqipëri kanë dencuar në 2025 se janë kërcënuar, u është ushtruar presion apo janë intimiduar për shkak të detyrës.  Por edhe në muajt e parë të këtij viti nuk kanë munguar rastet ku më flagranti është djegia e makinës së gazetarit Sami Curri.

Gjatë vitit 2025 të paktën 21 gazetarë kanë denoncuar forma të ndryshme të dhunës në shqipëri. Sipas të dhënave kërcënimet, intimidimet dhe presione të ndryshme janë vërejtur për shkak të ushtrimit të detyrës.

Madje edhe në këto muaj të parë janë evidenmtuar 8 raste të tjera. sipas përfaqësuesit të ministrisë së brendhshme Ardian Bita të dhënat lidhet me rritjen e besimit te autoritetet për raportimin e incidenteve.

Rasti i fundit i dhunës ndaj gazetareve ishte ai i sami currit të cilit iu dogj makina në Bulqizë. Bita thekson se policia ka reaguar menjëherë për rastin.

Autoritetet theksojnë se forcimi i mekanizmave mbrojtës, përmirësimi i reagimit institucional dhe rritja e bashkëpunimit me komunitetin e gazetarëve janë thelbësore për garantimin e një mjedisi më të sigurt për ushtrimin e profesionit.

Këto të dhëna u bënë publike gjatë takimit të 13-të tematik për sigurinë e gazetarëve, i zhvilluar në kuadër të projektit “Promovimi i lirisë së shprehjes në Shqipëri përmes dialogut të hapur”, në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit.