EKSPLOZIV “MCN-SË” NË TIRANË/ Dëme materiale në biznese e banesa, nuk pati persona të dëmtuar
Një shpërthim eksplozivi u shënua pranë një dyqani të kompanisë MCN në pronësi të sipërmarrësit Endri Meksi, , duke shkaktuar dëme materiale në dyqan, banesa dhe biznese përreth, por pa të lënduar. Ngjarja dyshohet të jetë mesazh kriminal, pasi biznesmeni kishte denoncuar më herët kërcënime, ndërsa policia po heton disa pista.
Një shpërthim u shënua në orët e para të mëngjesit të së dielës në këtë dyqan të një prej kompanive që ofron shërbime interneti nën siglën MCN, në pronësi të biznesmenit Endri Meksi.
Këto pamje tregojnë pasojat që la pas.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme dhe nuk kanë prekur vetëm ambientin që besohet se ishte objektiv.
Apartamentet mbi dyqanin e kompanisë MNC që ndodhet në katin e parë të një pallati në rrugën Xhanfize Keko në zonën e njohur si Xhamlliku, dhe biznese të tjera aty pranë po ashtu kanë pësuar dëmtime.
Banorët treguan jashtë kamerave se shpërthimi ishte I fortë dhe shkaktoi situatë paniku dhe pasigurie.
Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar mes rezidentëve apo kalimtarëve të rastësishëm në rrugë, të cilët mund të ishin rrezikuar nga shpërthimi I eksplozivit, pasi dyqani është shumë pranë trotuarit për këmbësorët.
Ngjarja vjen vetëm pak kohë pasi biznesmenit Endri Meksi deklaroi publiklisht se ishte kërcënuar me jetë, ngjarje për të cilën deri më tani nuk ka informacion për ecurinë e hetimit.
Dyshimet janë se shpërthimi është përdorur për të përcjelle mesazh kërcënues, por nuk përjashtohen as pista të tjera.
Ekspertët e policisë së Tiranës, kryen veprime hetimore në vendngjarje për të rënë në gjurmët e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të sulmit me eksploziv
