VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (3 - 4 Maj 2026)
Njihuni parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Britania e Madhe, Gadishulli Iberik dhe brigjet e Detit të Zi mbeten me reshje dhe stuhi, ndërsa pjesa tjetër dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa Ii përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja sjell diell në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa zonat lindore me vranësira kalimtare pa reshje. Temperaturat luhaten nga 3°C – 25°C. Era fryn deri në 35 km/h, dallgëzim 2 ballë.
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, shumica e kontinentit përfshihet nga reshje dhe mot i paqëndrueshëm, ndërsa Ballkani mbetet me kthjellime dhe vranësira të pakta.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, moti paraqitet i qëndrueshëm me kthjellime paradite dhe vranësira më të shpeshta pasdite, pa reshje.
Temperaturat luhaten nga 4°C – 26°C. Era fryn deri në 30 km/h, dallgëzim i ulët.
