Lezhë, makina del nga rruga dhe përfundon përmbys në kanal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2026, 10:28
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Lezhë, 2 maj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20, në zonën e “Lalmit të Ri”, ku një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, shtetasi T. Gj., rreth 60 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit.
Forcat e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe ato poliore, kanë bërë të mundur nxjerrjen e shoferit nga automjeti i dëmtuar.
Nga verifikimet e kryera rezulton se në automjet ndodhej vetëm drejtuesi, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
