Tentoi të vidhte motomjetin në Vlorë/ 20-vjeçari kapet në flagrancë me a*më të ftohtë gjatë kontrollit

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë një motomjet në një lagje të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 28 Nëntori, ndërsa i riu është kapur më pas në zonën e Ujit të Ftohtë gjatë kontrollit nga efektivët e policisë.

Sipas informacionit zyrtar, gjatë kontrollit personal, atij i është gjetur një mjet metalik që përdoret si përforcues grushti.

Gjithashtu, policia ka bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e motomjetit të dyshuar të vjedhur.

I riu, me iniciale V.M., është arrestuar në flagrancë dhe materialet i janë kaluar Prokurorisë së Vlorës për vijimin e hetimeve për veprat penale të vjedhjes dhe mbajtjes së armëve të ftohta pa leje.