AKSIDENT ZINXHIR NË SHKODËR/ Përplasen tre mjete me njëra-tjetrën, humb jetën një person
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2026, 18:24
Në Shkodër është regjistruar një aksident i rëndë rrugor që ka sjellë një viktimë dhe disa të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:25 në aksin Shkodër-Koplik, në fshatin Grizhë, ku janë përplasur tre automjete.
Fillimisht është përplasur një makinë me një tjetër dhe më pas është përfshirë edhe një automjet i tretë.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në spital një pasagjer që ndodhej në njërin prej automjeteve.
Dy drejtues mjetesh dhe një pasagjere tjetër kanë mbetur të lënduar lehtë dhe ndodhen nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

