Tiranë/ Gjendet i pajetë një taksist në zonën e Oxhakut, dyshohet se 40-vjeçari ndërroi jetë nga...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2026, 18:19
Në Tiranë është gjetur i pajetë një person në zonën e Oxhakut.
Viktima dyshohet të jetë një taksist rreth 40 vjeç.
Sipas të dhënave të para, nuk janë konstatuar shenja dhune në trup, ndaj dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.
Megjithatë, shkaku i saktë ende nuk është përcaktuar.
Trupi është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila pritet të japë përgjigjen përfundimtare mbi rrethanat e vdekjes.
Policia po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht ngjarjen.

