Mos leximi i kontratave, rrezik për qytetarët! Avokatja Vata: Kini kujdes çfarë firmosni!
Shumë qytetarë nuk e kanë ende kulturen të lexojnë kontatat para se ti firmosin duke bërë që kjo gjë tu sjell dhe pasoja. Avokatët apelojnë qytetarët qe para se të lëshojnë firmën duhet të lexojnë në mënyrë që të mos ketë pasoja në të ardhmen.
Firmosja e një dokumenti, qoftë në blerjen e një produkti, punësim apo dhe në shitblerje banesash shpesh në shqipëri nënshkruhet duke u mbështetur në deklaratën e zakonshme se janë standarde.
Megjithatë në rresht ka kushte e kritere që në një të ardhme kthehen në shqetësim.
Nisur dhe nga faktet e para në terren, ku nënshkrimi pa i lexuar përkthehet me pasoja financiare apo ligjore, Avokatja Brisilda shton se nënshkrimi me mirëbesim nuk vlen kur ccështja shkon në rrugë ligjore
Avokatja thotë se në një kontratë përcaktohen qartë të drejtat dhe detyrimet e palëve, afatet kohore dhe pasojat.
Sipas avokates mosmarrëveshjet më të shpeshta të hasura në këto vite lidhen me kontratat e punës, kreditë bankare, qiratë, si dhe abonimet apo blerjet me këste. Vata thotë se qytetarët që kanë paqartësi, duhet të kërkojnë ndihmë nga një avokat përpara se të firmosin cdo lloj kontrate
