VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (2 - 3 Maj 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Britania e Madhe dhe gadishulli Iberik paraqiten me mot të paqëndrueshëm, rrebeshe shiu dhe stuhi ere, njësoj edhe brigjet e Detit të Zi. Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit mbetet me kthjellime dhe temperatura të larta.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja dominohet nga mot i kthjellët, ndërsa pasdite shtohen vranësirat me mundësi reshjesh të pakta në verilindje. Temperatura luhaten nga  2°C – 24°C. Era fryn deri në 40 km/h, dallgëzim 2 ballë.

Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Britania e Madhe, gadishulli Iberik dhe brigjet e Detit të Zi mbeten me kushte të paqëndrueshme, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, moti përmirësohet me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa në zonat lindore paraqiten vranësira kalimtare. Pasditja vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Temperatura luhaten nga  3°C – 25°C. Era fryn deri në 35 km/h, dallgëzim 2 ballë.