VIDEO+EMRI/ Pistoletë, municion dhe thikë me vete, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër
Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër pasi qarkullonte me armë zjarri dhe armë të ftohta me vete.
Sipas njoftimit zyrtar, nnë lagjen “Guerile”, gjatë patrullimit, shërbimet e policisë kanë konstatuar 2 shtetas, të cilët, sapo kanë parë efektivët, janë larguar me vrap.
Pas ndjekjes dhe kontrollit fizik të shtetasit Bajram Hoxha, shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Bajram Hoxha, 19 vjeç, banues në Shkodër.
Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. Ç., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

