Emiratet e Bashkuara Arabe rikthejnë fluturimet, pas heqjes së kufizimeve të vendosura nga sulmet iraniane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2026, 16:31
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rikthyer normalitetin në trafikun ajror, duke hequr kufizimet që ishin vendosur pas sulmeve të fundit nga Iran.
Autoriteti i Aviacionit Civil bëri të ditur se fluturimet dhe operacionet në gjithë hapësirën ajrore të vendit janë rikthyer plotësisht, pas një vlerësimi të kushteve të sigurisë.
Kufizimet ishin vendosur më herët si masë sigurie, pasi Irani kreu sulme me raketa dhe dronë në rajon, në përgjigje të goditjeve ndaj objektivave të tij ushtarake.
Heqja e këtyre masave pritet të lehtësojë lëvizjen ajrore dhe udhëtimet ndërkombëtare, përfshirë edhe linjat që përdoren shpesh nga udhëtarët shqiptarë drejt Dubait për biznes dhe turizëm.
