Ngacmoi s*ksualisht dy vajza në Itali në 48 orë/ Arrestohet 30-vjeçari shqiptar pas denoncimit nga e reja
Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht dy vajza brenda 48 orëve, njëra prej të cilave e mitur.
Sipas autoriteteve, ngjarjet kanë ndodhur në zona të ndryshme të qytetit dhe në transport publik.
Në rastin e parë, një 16-vjeçare dyshohet se është ngacmuar dhe prekur në autobus gjatë udhëtimit mes Castel del Piano dhe Fontivegge.
Vajza ka kërkuar ndihmë dhe ka njoftuar familjen, e cila ka ndërhyrë në vendngjarje.
Të nesërmen, i njëjti person dyshohet se ka ngacmuar një studente në qendër të qytetit, në Piazza Morlacchi.
Ai është ndaluar nga policia në Piazza Grimana dhe është arrestuar menjëherë.
I riu ndodhet në burgun e Capanne në Umbria, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuza për sulm seksual.
Autoritetet italiane bëjnë me dije se ai ishte nën mbikëqyrje për vepra të mëparshme penale dhe njihej nga policia për precedentë të mëparshëm. Hetimet po vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e dy ngjarjeve.

