Zbulohet “depoja” e dr*gës në Itali/ Shqiptari 41-vjeçar kapet me mbi 2.6 kg marij*anë dhe p*stoletë 44 Magnum pa leje
Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, në zonën e Marcës, pas një kontrolli në banesën e tij në Treviso, ku iu gjet një sasi e konsiderueshme droge dhe një armë zjarri pa leje.
Operacioni u zhvillua nga Karabinierët e stacionit të Codognè, pas informacioneve se ai mbante armë të paligjshme në shtëpi.
Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan një pistoletë Smith & Wesson .44 Magnum të paregjistruar, së bashku me një sasi fishekësh.
Në banesë u gjet edhe drogë e ndarë në pako, gati për shitje. Bëhet fjalë për rreth 2.679 kilogramë marihuanë dhe rreth 124 gramë hashash.
I gjithë materiali u sekuestrua dhe pritet t’i nënshtrohet analizave përkatëse.
41-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe kaloi natën në qelinë e ndalimit. Më pas u paraqit në gjykatë me procedurë të përshpejtuar, ku u vendos masa e arrestit shtëpiak, ndërsa përballet me akuzat për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, si dhe mbajtje të armës pa leje.

