Georgia Meloni thyen rekordin e qëndrimit në krye të qeverisë në Itali: S'ka asgjë historike
Georgia Meloni ka tejkaluar pritshmëritë sa i përket qëndrimit në krye të qeverisë në Itali.
Madje vetë kryeministrja në një reagim në rrjetet sociale thotë se mandati i saj në detyrë është i dyti më i gjatë në historinë e republikës.
“Nuk e shoh këtë si një moment historik për të festuar, por si një përgjegjësi edhe më të madhe ndaj italianëve. Faleminderit atyre që vazhdojnë të na mbështesin, që besojnë në punën tonë dhe seriozitetin e angazhimit tonë", shkroi kryeministrja Giorgia Meloni në Instagram.
Qeveria Meloni ka arritur në ditën e saj të 1.288-të, duke tejkaluar në jetëgjatësi tremujorin e Berluskonit, pjesë e të cilit ishte i njëjti udhëheqës i Vëllezërve të Italisë si Ministër i Rinisë midis viteve 2008 dhe 2011.

Për t’u shënuar si qeveria me jetëgjatë do të duhet të qëndrojë dhe të paktën 130 ditë në pushtet. Vetë situata politike duket se është në favor të saj dhe me mbështetjen e votave të aleatëve në pushtet.
Meloni pritet të nisë një vizitë në Azerbajxhan dhe më tej në armeni. Pikërisht në këto vizita ajo do të ketë mundësinë të shtrëngojë duart me presidentin e Zvicrës që do të jetë takimi i parës pas tragjedisë në kransmontana.
Kryeministrja e italisë do të duhet të veprojë dhe mes një diplomacie të përfshirë në debate të forta për shkak të krizëz në lindjen e mesme.
Sfidë e saj mbetet dhe menaxhimi i krizës së energjisë e shkaktuar nga konflikti e shoqëruar me rritjen e ccmimt të karburanteve

