Shkëmbim çantash me dr*gë dhe lekë/ Prangoset shqiptari dhe marokeni në Itali për trafik k*kaine, sekuestrohen 30 mijë €
Dy persona, një 50-vjeçar me origjinë shqiptare dhe një 27-vjeçar nga Maroku, janë arrestuar nga autoritetet italiane pasi dyshohen për përfshirje në trafik droge.
Sipas hetimeve, policia ka ndjekur për disa ditë lëvizjet e tyre, duke zbuluar një aktivitet të organizuar shpërndarjeje lëndësh narkotike në zona të ndryshme pranë Milano dhe Bergamos.
Gjatë operacionit, dyshohet se mes tyre është bërë shkëmbim çantash, ku u gjet një sasi e madhe droge dhe parash.
Në total, autoritetet sekuestruan rreth 30 kilogramë kokainë dhe heroinë, si dhe rreth 300 mijë euro cash.
Kontrolle janë kryer edhe në banesa dhe ambiente të tjera të lidhura me të dy personat, ku u gjetën sasi shtesë droge dhe para të fshehura në automjete dhe ambiente të modifikuara.
Dy të arrestuarit po hetohen për trafik ndërkombëtar droge dhe aktivitet kriminal të organizuar.

