VIDEO/ “Mendo për punëtorët, jo për oligarkët” - Protestë para Kryeministrisë për 1 Majin

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka zhvilluar këtë të premte, një protestë tek Kryeministria.

Në ditën e punëtorëve (1 maj), konfederata ka kërkuar drejtësi dhe siguri për çdo punëtor, ndërsa kanë lexuar edhe një letër drejtuar Edi Ramës.

Kemi një kërkesë zyrtare për Kryeministrin për t’u ulur dhe dialogur me ne. Ne kërkojmë drejtësi, siguri dhe dinjitet për cdo punëtor. Ne kërkojmë barazi dhe fund të pandëshkueshmërisë.

Ne kërkojmë luftë reale kundër korrupsionit, formalizoni tregon e punës. Zoti Kryeministër ndërtoni një shtet social, paga të drejta, minimum jetik.

Kërkojmë pensione të denja, pagë të 13-të, status për minatorët. Ne kërkojmë zbatim të standardit, 5 ditë punë në javë dhe 8 orë në ditë. Sot të gjithë në sektorin privat janë në punë, kërkojmë drejtësi” thuhet në letrën drejtuar Ramës.

Po ashtu qytetarët kanë bërë thirrje Ramës të mendojë më shumë për punëtorët dhe minatorët.

“Duam një qeveri për punëtorët, jo për oligarkët. Qeveria po na vendos shkelmin në fyt. Jeta jonë nuk është kosto biznesi. Ne, kemi kërkojmë statusin e minatorit. Edi Rama mendo për minatorët, jo për oligarkët” thanë disa prej tyre.