1 Maji, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil: Garantimi i të drejtave të nëpunësve, thelbësore për ndërtimin e institucioneve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2026, 09:23
Mesazh i Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil në Ditën Ndërkombëtare të Punës!
“Me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Lefterije Lleshi( Luzi) shpreh vlerësimin për të gjithë nëpunësit civilë dhe punonjësit e administratës publike, të cilët me profesionalizëm, përgjegjshmëri dhe përkushtim i shërbejnë interesit publik çdo ditë.
Forcimi i administratës publike, respektimi i standardeve ligjore dhe garantimi i të drejtave të nëpunësve civilë janë vlera thelbësore për ndërtimin e institucioneve të besueshme dhe funksionale.
Mirënjohje për kontributin tuaj. Gëzuar 1 Majin!”, thuhet në reagimin e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.
