Aksident me vd*kje në Fier-Seman/ Automjeti përplasi biçikletën, ndërron jetë në vend 65-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Fier–Seman, në zonën e Fermë-Çlirimit.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet është përplasur me një biçikletë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës, rreth 65 vjeç, ka humbur jetën në vend.

Pas aksidentit, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, tre ambulanca dhe grupi hetimor. Po punohet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.