GODITET NJË TJETËR RAST BASTESH/ E zhvillonte aktivitetin në një lokal përmes celularit, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të basteve sportive të paligjshme në zonën e Kombinatit, në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”.

Sipas njoftimit, aktiviteti zhvillohej në një lokal dhe përmes celularit.

Gjatë ndërhyrjes, u arrestua një 24-vjeçar me inicialet Xh. Xh., i cili dyshohet se e përdorte ambientin për vendosje bastesh sportive.

Gjatë kontrollit në telefonin e tij u gjetën faqe aktive për baste online. Pajisja u sekuestrua si provë materiale, ndërsa ndaj të riut kanë nisur procedurat penale.

Operacioni “Fati i lojërave” Fati i lojërave po vijon në të gjithë qarkun e Tiranës, ndërsa Policia e Tiranës Policia e Tiranës bën me dije se kontrollet në terren do të vazhdojnë.