Aksident në aksin Tepelenë-Krahës/ Përplasen 'kokë më kokë' dy automjete, mbeten tetë të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2026, 19:36
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Tepelenë-Krahës, pranë fshatit Iliras, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin ndërsa lëviznin në drejtime të kundërta.
Si pasojë e përplasjes, janë lënduar gjithsej tetë persona që ndodheshin në të dy automjetet.
Në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore, e cila po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Gjirokastrës, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
