Mrekulli në brigjet shqiptare/ Bido: Foka e Mesdheut noton në ujërat e Ksamilit(VIDEO)

Një moment i rrallë është regjistruar në ujërat e Ksamilit, ku është vërejtur foka e Mesdheut, një nga gjitarët detarë më të rrezikuar në botë. Prania e saj në brigjet shqiptare konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm për biodiversitetin, pasi në nivel global mendohet se kanë mbetur më pak se 700 individë.

Pamjet, të shpërndara fillimisht nga Ardit Bido, tregojnë kafshën duke notuar qetësisht në zonën bregdetare, duke tërhequr vëmendjen e pushuesve dhe banorëve vendas.

"Mirëmëngjes nga Ksamili????, ku u shfaq foka e Mesdheut, një nga gjitarët detarë më të rrezikuar në nivel global me më pak se 700 individë në total. Një moment i rrallë për biodiversitetin shqiptar", shkruan Bido.