Makina merr përpara bagëtitë e imta në Vlorë, pla*goset rëndë bariu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2026, 21:19
Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e Tragjasit, në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me disa bagëti të imta që ndodheshin në rrugë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa autoambulanca po transporton të plagosurin në gjendje te renduar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
