SHIFRAT e Prokurorisë së Përgjithshme: Rreth 70 mijë çështje të trajtuara, mbi 50 mijë procedime penale në vitin 2025

Një raport i publikuar këtë të mërkurë nga Prokuroria e Përgjithme tregon se në vitin 2025, në organin e prokurorisë janë trajtuar 66,333 materiale kallëzuese.

Volumi në hetim ku përfshihen çështjet e mbartura, çështjet e regjistruara, çështjet e rifilluara dhe ato të pafilluara, për vitin 2025 sipas prokurorive është si më poshtë:

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat janë trajtuar 1918 çështje; 

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër janë trajtuar 1533 çështje; 

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës janë trajtuar 6435 çështje;

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan janë trajtuar 3618 çështje; 

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier janë trajtuar 4505 çështje; 

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër janë trajtuar 1882 çështje; 

Në Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë janë trajtuar 4862 çështje; 

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës janë trajtuar 1368 çështje; 

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë janë trajtuar 2459 çështje; 

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë janë trajtuar 3381 çështje; 

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër janë trajtuar 3285 çështje; 

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë janë trajtuar 26581 çështje; 

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë janë trajtuar 4506 çështje.

Po ashtu, sipas raportit, përgjatë vitit të kaluar janë ndjekur gjithsej 50058 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 5 % në krahasim me vitin 2024.

Sipas prokurorive të shkallës së parë, numri i procedimeve penale të regjistruara në vitin 2025 është si vijon: 

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat janë regjistruar 676 procedime penale; 

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër janë regjistruar 644 procedime penale; 

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës janë regjistruar 2573procedime penale; 

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan janë regjistruar 1511procedime penale; 

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier janë regjistruar 1915 procedime penale; 

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër janë regjistruar 774 procedime penale; 

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë janë regjistruar 2023 procedime penale; 

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës janë regjistruar 662 procedime penale; 

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë janë regjistruar 1349 procedime penale; 

Në  Prokurorinë  pranë  Gjykatës  së  Shkallës  së  Parë  Sarandë  janë regjistruar  1145  procedime penale; 

Në  Prokurorinë  pranë  Gjykatës  së  Shkallës  së  Parë  Shkodër  janë regjistruar  1976 procedime penale; 

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë janë regjistruar 9904 procedime penale; 

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë janë regjistruar 1897 procedime penale./CNA