NË GJURMËT E 5 VJEÇARES SË ZHDUKUR/ Gjendet një trup i p*jetë, dyshohet të jetë i ...

Autoritetet në Australi dyshojnë se një vajzë 5-vjeçare e zhdukur 5 ditë më parë është vrarë, pasi kanë gjetur një trup të pajetë. Policia i ka përqendruar kërkimet te 47-vjeçari Jefferson Lewis, pasi ka gjetur në vendngjarje prova që e implikojnë. Operacioni për kapjen e tij vijon.

Autoritetet në Australi besojnë se një vajzë pesëvjeçare, e zhdukur disa ditë më parë nga shtëpia e saj është vrarë, pasi një trup i pajetë është gjetur gjatë operacioneve intensive të kërkimit.

Policia konfirmoi se trupi i një fëmije u zbulua të enjten, ndërsa analizat forenzike janë ende në proces për të verifikuar identitetin dhe shkakun e vdekjes.

Hetuesit kanë përqendruar kërkimet tek 47-vjeçari Jefferson Lewis, i cili ishte liruar nga burgu vetëm gjashtë ditë para zhdukjes së vajzës dhe nuk është paqë që nga ai moment.

Sipas policisë, ekzistojnë prova të forta që e lidhin atë me krimin.

Pranë zonës ku u zhduk vajza janë gjetur të brendshme fëmijësh, të cilat pas analizave kanë rezultuar me ADN-në e vajzës dhe të Lewis.

Mediat lokale raportojnë se ai mund të ketë lidhje të largëta familjare me viktimën dhe se ka një histori të gjatë dënimesh për dhunë në familje.

Autoritetet dyshojnë gjithashtu se ai mund të jetë ndihmuar nga persona të tjerë për t’iu shmangur kapjes, duke qenë se nuk ka telefon, llogari bankare apo automjet, gjë që e ka bërë kërkimin më të vështirë.

Operacioni ka përfshirë rreth 200 persona, përfshirë policinë dhe vullnetarët, të cilët kanë kontrolluar zona të gjera shkretinore dhe me shkurre përreth kampit Old Timers.

Policia vijon operacionin për kapjen e të dyshuarit dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të japin çdo informacion që mund të ndihmojë në arrestimin e tij.