Mbreti Charles në Kongres/ Partneriteti Britani-Amerikë hyn në një fazë të re bashkëpunimi ekonomik dhe teknologjik

Mbreti Charles ka folur në Kongresin amerikan, ku është ndalur te marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.

Ai ka vlerësuar lidhjet historike mes dy vendeve, duke i cilësuar si të veçanta dhe të qëndrueshme ndër vite.

Në fjalën e tij, ka përmendur edhe bashkëpunimin aktual mes qeverisë britanike dhe administratës amerikane për marrëveshje të reja në ekonomi dhe teknologji, që sipas tij synojnë forcimin e zhvillimit të përbashkët.