VIZITA E CHARLES III NË SHBA/ Trump: Amerikanët nuk kanë pasur miq më të afërt se britanikët
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, së bashku me Zonjën e Parë Melania Trump, pritën në një ceremoni zyrtare Mbretin e Britanisë së Madhe, Charles III, dhe Mbretëreshën Camilla.
Gjatë vizitës, Trump dhe Charles III zhvilluan një takim dypalësh, ndërsa Camilla dhe Melania morën pjesë në një aktivitet të veçantë me fokus edukimin.
Në një dalje për mediat, Trump foli për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke i cilësuar si ndër më të afërtat në histori.
Ai përmendi lidhjet e gjata mes dy vendeve dhe ndikimin që kanë pasur në zhvillimin e tyre.
Trump u ndal edhe te fjalimi që Mbreti pritet të mbajë në Kongres, duke e vlerësuar stilin dhe mënyrën e të folurit të tij.
Ai foli për historinë e përbashkët dhe sakrificat që, sipas tij, kanë formësuar rrugën e të dy vendeve ndër vite.

