VIDEO/ Ndërtesa në ndërtim 'përpihet' nga flakët në Moskë, ndërrojnë jetë 7 persona
Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur pas një zjarri që shpërtheu në një ndërtesë në ndërtim në veri të Moskës, sipas autoriteteve ruse.
Ngjarja ndodhi në një ndërtesë shumëkatëshe në lagjen Aeroport, ku flakët u përhapën shpejt në katet e sipërme, duke rrezikuar shumë persona që ndodheshin brenda.
Shërbimet e emergjencës bënë të ditur se më shumë se 30 persona janë nxjerrë të gjallë nga ndërtesa, ndërsa dyshohet se në momentin e zjarrit mund të kenë qenë deri në 200 persona.
Zjarrfikësit ndërhynë me mjete speciale për të arritur në katet e larta, ndërsa operacioni i shpëtimit u zhvillua mes tymit të dendur brenda godinës.
Zjarri është vënë nën kontroll, por autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe për të parë nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në ndërtim.
There's a fucking fire in Moscow, three people have already died. We're still waiting. - Ukrainian News pic.twitter.com/2TgncUJdd3
— CHRIS (@c_chris10) April 28, 2026

