Armëpushimi në letër, sulmet në terren/ Gaza vijon të goditet duke lënë 5 viktima mes tyre një të mitur 9-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2026, 17:37
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën nga sulme izraelite në Rripin e Gazës, mes tyre edhe një fëmijë 9-vjeç, sipas raportimeve nga terreni.
Sulmet vijnë në një kohë kur në rajon ekziston një armëpushim i arritur më herët, por pavarësisht kësaj, dhuna ka vijuar dhe situata mbetet e paqëndrueshme.
Sipas mediave ndërkombëtare, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit janë vrarë qindra palestinezë, ndërsa palët vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes.
Autoritetet shëndetësore në Gaza bëjnë të ditur se që nga nisja e konfliktit në tetor 2023, numri i viktimave ka kaluar dhjetëra mijëra, shumica civilë, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

