Viktor Orban "zhduket" nga qarkullimi/ Pasi refuzoi mandatin e deputetit, dorëzon edhe partinë

Viktor Orban "zhduket" nga qarkullimi/ Pasi refuzoi mandatin e
Kryeministri në largim i Viktor Orbán ka ofruar dorëheqjen nga drejtimi i partisë Fidesz, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 12 prillit.

Vendimi përfundimtar pritet të merret në kongresin e partisë më 13 qershor, ku do të votohet për drejtimin e ri.

Zgjedhjet u fituan nga partia e qendrës së djathtë Tisza, e udhëhequr nga Péter Magyar, duke i dhënë fund 16 viteve të qeverisjes së Orbán.

Rezultati ka sjellë lëkundje brenda Fidesz dhe kërkesa për ndryshime në strukturat drejtuese.

Pas humbjes, Orbán mori përgjegjësinë për rezultatin dhe foli për nevojën e një riorganizimi të së djathtës në vend.

Ai ka bërë të ditur se synon të largohet edhe nga mandati i deputetit, për t’u përqendruar te ristrukturimi i forcës politike që drejtoi për vite me radhë.

Brenda partisë ka zëra që kërkojnë vazhdimin e tij në krye, ndërsa vetë Orbán ka lënë të hapur mundësinë për të qëndruar, në varësi të vendimit që do të marrë kongresi i qershorit.