FOTO/ TRONDITËSE NË INDI! Nuk siguroi dot certifikatën e vd*kjes së motrës, veprimi i këtij burri do ju habis!

Një ngjarje e pazakontë është raportuar në Indi, ku një burrë nga zona rurale e shtetit Odisha ka çuar eshtrat e motrës së tij në një bankë, pasi nuk kishte mundur të siguronte certifikatën e vdekjes së saj.

Sipas raportimeve, Jitu Munda kishte shkuar në bankë për të tërhequr një shumë parash nga llogaria e motrës së ndjerë, rreth 20,000 rupi.

Punonjësit e bankës i kanë kërkuar dokument zyrtar që vërteton vdekjen, pa të cilin nuk mund të kryhej tërheqja.

Pas kësaj, ai është kthyer më vonë në degë duke marrë me vete mbetjet mortore të motrës, të vendosura në një thes plastik, në përpjekje për të treguar se ajo kishte ndërruar jetë.

Pamjet e rastit janë shpërndarë në media dhe kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.

Banka ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur për shkak të mungesës së dokumentacionit të duhur dhe ka sqaruar se procedurat ligjore kërkojnë certifikatë vdekjeje për çdo tërheqje nga llogaritë e personave të ndjerë.

Autoritetet në Indi thonë se dokumentet si certifikatat e lindjes dhe vdekjes janë të detyrueshme, por në zonat rurale shpeshherë është e vështirë të sigurohen, duke krijuar probleme të tilla për familjet.

https://www.indiatoday.in/india/story/odisha-bank-withdrawal-keonjhar-man-brings-sisters-skeleton-to-claim-20000-2902408-2026-04-27 KËTU MUND TË SHIHNI VIDEON

FOTO/ TRONDITËSE NË INDI! Nuk siguroi dot certifikatën e vd*kjes