Haxhiu ndërpret seancën pak minuta pas rifillimit të saj/ Shpresa e fundit për zgjedhje e presidentit vijon në 23:00
Seanca në Kuvendin e Kosovës është ndërprerë sërish pak minuta pas rifillimit, për shkak të mungesës së deputetëve të opozitës.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu njoftoi se punimet do të vazhdojnë në orën 23:00, vetëm një orë para afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin brenda afatit, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Në seancën e së hënës morën pjesë vetëm deputetët e shumicës, ku u votuan dy kandidatura të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
Rushiti mori 63 vota në raundin e parë, ndërsa Hoxha nuk mori asnjë votë. Një votë u shpall e pavlefshme.
Nga opozita dhe disa përfaqësues të shoqërisë civile është ngritur shqetësimi se votimi pa kuorumin e nevojshëm mund të cenojë procesin kushtetues.

