'COUNTDOWN'-I PARA SKADIMIT TË AFATIT/ Hamidi: Pa pjesëmarrjen e nevojshme të deputetëve, rrezikohet zgjedhja presidenciale
Situata politike në Kosovë po vijon të mbetet e paqëndrueshme, ndërsa partitë politike janë të përqendruara në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Debatet kryesore lidhen me arritjen e një marrëveshjeje në Kuvend dhe shmangien e zgjedhjeve të parakohshme.
Për të folur mbi zhvillimet e fundit, në një analizë është përfshirë Lavdim Hamidi, analist politik, i cili ka komentuar situatën institucionale dhe hapat që po ndiqen nga subjektet politike.
Sipas tij, procesi për zgjedhjen e presidentit po shoqërohet me mungesë konsensusi mes partive dhe kjo po e vështirëson arritjen e një zgjidhjeje brenda Kuvendit.
“Procesi aktual po zhvillohet në një klimë të vështirë politike, ku mungesa e marrëveshjes mes partive po e bën të paqartë rrugën drejt zgjedhjes së presidentit.”-tha Hamidi.
Në fokus të debatit mbetet edhe çështja e kuorumit në Kuvend dhe mënyra se si po tentohet të vazhdohet procesi pa mbështetjen e plotë të deputetëve. Kjo ka sjellë reagime nga opozita dhe faktorë të tjerë institucionalë.
“Nëse nuk sigurohet pjesëmarrja e nevojshme e deputetëve, rrezikohet që procesi të humbasë legjitimitetin dhe vendi të shkojë drejt një situate më të paqartë politike.”-u shpreh ai.
Seancat për zgjedhjen e presidentit janë shtyrë disa herë dhe pritet që zhvillimet e ardhshme të jenë vendimtare për stabilitetin institucional të vendit.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS:

