“Nuk jemi Kuvend i ‘karatesë'”/ PDK thirrje Feride Rushitit të tërhiqet nga kandidatura: Lojë e Kurtit
PDK ka bërë thirrje që Feride Rushiti të tërhiqet nga kandidatura për presidente, pasi sipas saj kjo është ‘lojë politike e Albin Kurtit’.
Vlora Çitaku i bëri thirrje partisë në pushtet që t’i ndërpresë veprimet “karate” të dhunës politike, sepse siç tha ajo, nuk është Kuvend i “karatesë” por institucion i të zgjedhurve të popullit.
“Sot nga Kuvendi i Kosovës dua të apeloj te VV-ja që t’i ndërpresë këto veprime karateje të dhunës politike, sepse ky nuk është Kuvend i karatesë por institucion i të zgjedhurve të popullit. I bëj thirrje Feride Rushitit që të tërhiqet nga kandidatura nga kjo lojë politike antikushtetuese e Albin Kurtit e cila është e dëmshme për shtetin dhe atë vet.
Më vjen keq që ka pranuar të huazojë politikisht emrin e saj për një maskaradë të rrezikshme politike. Si PDK e çmojmë angazhimin e saj në shoqëri civile, por nderi më i madh që mund t’i bëjë vendit, është të largohet nga kjo garë”, deklaroi Çitaku.
