Zgjedhja e presidentit të Kosovës, Haxhiu: Seanca do të vazhdojë nesër, në orën 10:00
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2026, 22:31
Pasi përfundoi rundi i parë i votimit për presidentin, pa praninë e partive opozitare kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se seanca do të vazhdojë të martën, në orën 10:00.
Në rundin e parë Feride Rushiti mori 63 vota ndërsa një votë u shpall e pavlefshme. Hatixhe Hoxha nuk mori asnjë votë.
