Kosova ende pa një president/ 63 vota për kandidaten e LVV, Feride Rushiti, ndërsa opozita bojkotoi votimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2026, 22:13
Kosova nuk e zgodhi presidentin, edhe në seancën e kësaj të hëne. Kandidatja e LVV, Feride Rushiti mori 63 vota, ndërsa opozita bojkotoi votimin. Në Kuvendin e Kosovës u mbajt raundi i parë i votimit për President, ndonëse në sallë nuk janë të pranishëm dy të tretat e deputetëve.
Në mesin e dy kandidateve të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Feride Rushiti mori 63 vota ndërsa një votë u shpall e pavlefshme. Në sallë të pranishëm janë 64 deputetë ndërsa opozita e ka bojkotuar seancën.
