Nis seanca për zgjedhjen e presidentit/ Opozita sërish 'braktis' punimet parlamentare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2026, 19:52
Ka nisur seanca e radhës në Kuvendin e Kosovës, e cila këtë herë është zhvilluar me vonesë dhe pa praninë e partive opozitare.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka hapur punimet e seancës, ku në rend dite është edhe procesi për zgjedhjen e presidentit.
Seanca po zhvillohet në një atmosferë politike të tensionuar, ndërsa mungesa e opozitës vijon të mbetet një nga çështjet kryesore që po shoqëron punimet në Kuvend.
