E vr*u pronari me p*shkë në distancë, dalin PAMJET nga vendngjarja ku u ekzekutua shqiptari 42-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2026, 19:05

Një 42-vjeçar shqiptar, emigrant në Greqi, është gjetur i pajetë në një stallë në zonën e Mesinisë, pranë Kalamatës.
Sipas mediave greke, ai kishte një plagë në kokë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.
Trupi u zbulua në zonën Bournia dhe autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.
Policia greke po shqyrton pistën e vrasjes dhe ka marrë në pyetje disa persona që kanë pasur lidhje me viktimën. Sipas dëshmive të para, dyshohet se mund të jetë përfshirë një prej punëtorëve të tij, por ende nuk ka një version zyrtar përfundimtar.
Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të identifikuar autorin, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.
