Nagavci: Vendi s’mund të mbahet p*ng nga ata që duan pushtet pa përgjegjësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2026, 20:15
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, shkroi në Facebook se Kosova “nuk mund të mbahen peng nga ata që duan pushtet pa përgjegjësi”, duke akuzuar partitë opozitare se po bllokojnë procesin e zgjedhjes së presidetntit.
“Sot secili duhet ta zgjedhë anën e vet: me zgjidhjen apo me bllokimin; me Republikën apo me pazarin; me përgjegjësinë apo me ikjen prej saj.
Kjo zgjedhje do të shihet nga qytetarët dhe do të mbetet dëshmi politike për secilin në momentin vendimtar”, shkroi ajo në Facebook disa minuta pasi u bë publike se sot deputetët do të votojnë për dy kandidatura të reja për president.
