Intensifikohen hetimet/ Dyshohet për 4 persona të angazhuar në atentatin fatal ndaj cciftit Mujeci
Policia e Lezhës po verifikon të paktën dy makina të përdorura nga autorët e vrasjes së Kreshnik dhe Gentjana Mujecit, njëra prej të cilave ngjyrë e zezë dhe tjetra gri, teksa modeli i tyre mbahet i rezervuar për shkak të hetimeve.
Dyshohet se në këto automjete të kenë qenë 4 persona. Autorët e kanë ndjekur shënjestrën për disa kilometra dhe kanë shfrytëzuar një hapësirë të ngushtë dhe pa kamera sigurie pranë, ku njëra prej automjeteve i pret rrugën “Audit Q7” që drejtonte 39 vjeçari dhe është nisur të qëllohet me breshëri, ku të paktën 40 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes.
Automjetet e përdorura në krim, pasi eliminojnë objektivin nuk ndryshojnë sens lëvizje dhe ndjekin rrugën për Torovicë, e cila ka disa dalje si në Velipojë, Shkodër apo Shëngjin.
Pista kryesore mbetet deri më tani ajo e hakmarrjes për një krim të ndodhur 10 vite më parë, ku Kreshnik Mujeci që vdiq dje nga plumbat bashkë me të shoqen, ishte një nga të dyshuarit si të përfshirë në ekzekutimin e Genc Mhillajt në Malin e Jushit të Shkodrës.
Lidhur me ngjarjen e Lezhës, burime të besuara i thanë gazetarit Edison Vatnikaj se një nga makinat e përdorura në krim dyshohet se i përket një subjekti që Kreshnik Mujeci kishte konflikt me të.
Sa i përket dinamikës së atentatit, mësohet nga një makinë e zezë ka dalë një person dhe ka hapur zjarr një herë në krahun e shoferit dhe një herë në krahun e pasagjerit. Në dukje nuk duket i maskuar e ndërsa nuk shquhet qartë fytyra e tij.
Sa i takon viktimës policia ka pasur informacione për armëmbajtje pa leje, por sa herë është kontrolluar nuk është gjetur asgjë me vlerë.

