BORDI NJOFTON RRITJEN E RADHËS TË NAFTËS! Ja me sa lekë rriten karburantet
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për karburantet në vend, të cilat hynë në fuqi më 26 prill 2026, nga ora 14:00.
Sipas vendimit, gazoili do të shitet me pakicë deri në 206 lekë për litër, ndërsa me shumicë deri në 194 lekë për litër.
Ndërkohë, benzina do të tregtohet me pakicë deri në 181 lekë për litër dhe me shumicë deri në 169 lekë për litër.
Këto çmime do të qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e radhës së bordit, kur pritet të rishikohen në varësi të tregut.
Autoritetet paralajmërojnë se çdo subjekt që nuk zbaton këto çmime rrezikon pezullimin e aktivitetit. Kontrolli do të ushtrohet si për shitjet me pakicë, ashtu edhe për ato me shumicë.
Në sqarimin zyrtar bëhet me dije se çmimet aktuale janë nën kufijtë e përcaktuar në aktin normativ për akcizën. Kjo do të thotë se për karburantet do të aplikohet niveli i plotë i akcizës, pra 100%.
Institucionet përgjegjëse kanë në fokus mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës së ndershme në treg.
NJOFTIMI I BORDIT TË TRANSPARENCËS:
Bordi i Transparencës në datë 26 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 ekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.
????Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 26 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
????Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
???? Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

