Sekreti i qumështit cilësor/ Haskaj: Ja çfarë duhet të dinë fermerët shqiptarë për të arritur standardet europiane

Një program i dedikuar për zhvillimin e qëndrueshëm rural, i financuar nga qeveria gjermane dhe i bashkëfinancuar nga qeveria zviceriane, po ndihmon sektorin e blegtorisë dhe qumështit në Shqipëri të arrijë standardet e Bashkimit Europian. I implementuar nga GIZ Albania, projekti ka në fokus të tij rritjen e cilësisë dhe sigurisë, duke nisur nga hallka më e rëndësishme e zinxhirit: ferma.

Në emisionin "Alert", në "Ora News", e ftuar ishte Besmira Haskaj, Këshilltare, Prodhimi i Qumështit dhe Blegtoria, programi SRD/ GIZ, e cila u shpreh se çelësi për një produkt final cilësor qëndron te higjiena, e cila nis që në momentin e parë, në fermë. Higjiena e qumështit fillon me procesin e mjeljes dhe mënyrën e ruajtjes së tij. Këto praktika ndikojnë drejtpërdrejt në dy tregues kritikë të cilësisë: nivelin e qelizave somatike dhe ngarkesën mikrobike. 

"Atëherë,  programi i zhvillimit të qëndrueshëm rural, që është një program i cili financohet nga qeveria gjermane dhe bashkëfinancohet me qeverinë zviceriane, implementohet nga GIZ Albania.

Ka pasur në fokus gjithmonë, përsa i përket sektorit të blegtorisë dhe të qumështit, arritjen e standardeve të fermerëve po dhe të përpunuesve, drejt standardeve të Bashkimit Europian.

Kur themi te fermerët, fillojmë me higjenën e qumështit, pastaj fillojmë, ka domethënë tema të ndryshme, të cilat janë mirëqenia e kafshëve, ne e kemi biseduar, ndoshta dhe e keni dëgjuar më përpara.

Higjena e qumështit, higjena e qumështit fillon në fermë, që në momentin e mjeljes, mënyra e mbajtjes së saj, që do të thotë, niveli i qelizave somatike.

Dhe atë çfarë programi jonë ka bërë është trajnim, trajnimet e shumta dhe suporti që i ka dhënë fermerëve shqiptarë, në lidhje me, ë, respektimin e higjenës, që do të thotë uljen e qelizave somatike dhe sigurisht uljen e ngarkesës mikrobike, që janë dy nga kriteret bazë, të cilat janë edhe të përcaktuara në legjislacionin shqiptar, ashtu siç janë edhe në, me të njëjtat norma siç janë në standartet e Bashkimit Europian.

Pikërisht për këtë, ne kemi prezantuar protokollet se si fermerët, pra nga fermerët më të vegjël drejt të mëdhenjve, të cilët duhet të respektojnë mjeljen", u shpreh Haskaj.

Ndiqni emisionin e plotë: