FOTO/ “Monet” çel sezonin e ri turistik në Vlorën
Në radën e portit të Vlorës mbërriti këtë të premtë kroçera e parë me turistë të huaj, duke shënuar kështu çeljen e sezonin turistik.
Kapiteneria e Portit të Vlorës bëri të ditur për ATSH-në se kroçera “Monet” është e para për këtë sezon turistik 2026.
“Me flamur të Kingstoën kroçera me 48 turistë nga vende të ndryshme si Kroacia, Portugalia, Gjermania dhe Anglia mbërriti në orën 07:45”, bëri të ditur ndër të tjerash Kapiteneria.

Sipas Kapitenerisë, turistët priten të vizitojnë pika të ndryshme turistike në qytetin e bukur bregdetar.
Kroçera “MONET” e ka nisur rrugëtuimin e saj nga qyteti bregdetar i Durrësit, më pas drejt portit të Vlorës, ku do të qëndrojë deri mbrëmjen e sotme në orën 20:00, për t’u nisur më pas drejt një tjetëer qyteti bregdetar mjaft të vizituar bregdetar,ai i Sarandës.
Në portin e Vlorës çdo vit e më shumë vihet re rritje e numrit të kroçerave që ndalojnë për të marrë më të mirat që qyteti bregdetar ofron.

Fluksi i vizitorëve me kroçera u atribuohet veçanërisht plazheve e kristalta të detit Jon dhe trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë.
