Mjekë e dentistë për bordero, 13 shkolla në Tiranë pa shërbim shëndetësor

Problematika e radhës, sot më 21 prill, ka të bëjë me një vëzhgim të bërë nga emisioni “Stop”, në Tv Klan, në plot 13 shkolla të Tiranës, për të parë funksionimin e shërbimit shëndetësor.

Edhe pse mjekët dhe stomatologët rezultojnë të planifikuar me grafikë për të mbuluar institucionet arsimore, në praktikë prania e tyre është e rrallë ose inekzistente.

Kamera jonë provoi mungesë të plotë të mjekëve ose prezencë sporadike të tyre.

Nga dëshmitë e rojeve, mësuesve dhe nxënësve, rezulton se këta specialistë lëvizin nga një shkollë në tjetrën ose mungojnë për periudha të gjata, duke e bërë shërbimin joefektiv.

Ndërkohë, ekspertët theksojnë se roli i mjekut dhe stomatologut në shkolla është thelbësor, jo vetëm për kontrollet dhe vaksinimet, por edhe për edukimin shëndetësor të nxënësve.

1.Gjimnazi “Andon Zako Çajupi”

Qytetari: Është gjë mjeku?

Roja: Jo! S’ka mjek këtu.

Qytetari: Stomatologu është?

Roja: Jo! Jo! S’ka fare.

2. Shkolla 9-vjeçare “4 Dëshmorët”

Qytetari: Ka ardh mjeku?

Roja: Mjeku?

Qytetari: Po!

Roja: S’ka ardhë, jo!

Qytetari: Hë, s’ka ardhë. Po kur vjen?

Roja: Nuk vjen, nuk vjen. E kanë caktu në një vend tjetër përkohësisht.

3. Gjimnazi “Partizani”

Qytetari: Është mjeku aty?

Roja: Jo!

Qytetari: Po kur vjen?

Roja: Është në këto…Kanë dalë nëpër shkolla të tjera, që bëjnë vizita.

Qytetari: E marr vesh. Po stomatologu është?

Roja: Jo! S’ka. Ka ikur dhe ajo. Ishte, po s’ishte këtu për momentin.

Qytetari: Vjen nesër në mëngjes?

Roja: Stomatologia po, kurse ajo, një muaj e ke me urdhër të ministrisë nëpër këto katundet, Ndroqin, ku di unë, ça ka andeja.

4. Shkolla 9-vjeçare “1 Maji”

Qytetari: Është mjeku aty?

Roja: Kush?

Qytetari: Mjeku!

Roja: Mjeku! Ta pyes!

Mësuese: Nuk e di fare. E di, që funksionon t’gjitha shkollat, 3 ditë këtu, 3 ditë në një shkollë tjetër, po nuk e di, ku është.

Roja: Po s’di, ça të them unë, se s’i kam fiksu dhe unë këto mjekët. Këto vijnë, rrinë nja 2-3 orë, e ikin. Më kupton?

5. Shkolla 9-vjeçare “Ali Demi”

Qytetari: Është mjeku?

Roja: Jo!

Qytetari: Po, kur vjen?

Roja: Ka ik.

Qytetari: Apo s’ka fare?

Roja: Ka mjek. Ka doktoreshë. Ja, të pyesim dentisten!

Qytetari: Doktoreshë, më thatë s’ka shkolla?

Stomatologu: Jo!

Qytetari: Ti vetë, je stomatologe?

Stomatologu: Po!

6. Shkolla 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”

Qytetari: Është mjeku aty?

Roja: Mjeku?!

Qytetari: Doktori?

Roja: Kë doktor do ti?

Qytetari: Apo s’keni doktor ju te shkolla?

Roja: Jo! S’ka doktor.

Qytetari: Po dentist ke? Ta shoh, ka aty?

Roja: Dentist, po! Dentistja këtu qe.

7. Shkolla 9-vjeçare “Androkli Kostallari”

Qytetari: Është doktori?

Roja: Po, ja! Prit, se e thërras unë!

Qytetari: Nuk është? Vjen nesër?

Mësuese: Nesër? Jo! Ça është nesër? S’është dita e saj.

Qytetari: Kur vjen?

Mësuese: Të premten. Është në një mbledhje. Sa ka ik.

Qytetari: Vjen nesër, e kam fjalën?

Mësuese: Jo! Nesër jo! Është te shkolla tjetër, se e ka një ditë po, një ditë jo këtu.

8. Shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri”

Qytetari: Ka mjek këtu te shkolla?

Nxënësja: Jo! Vjen një herë në dy javë.

Qytetari: Një herë në dy javë. Po kur keni problem, ku vizitoheni? Apo…?

Nxënësja: Asnjëherë nuk jemi vizituar ne këtu.

Qytetari: Te cila shkollë jeni ju?

Nxënësit: “Bajram Curri”!

Qytetari: Po vjen ndonjëherë mjeku aty? Keni mjek ju atje?

Nxënësi: Mjek kena. Me vdek, nuk të vjen njeri.

Qytetari: Ka mjek vërtet?

Nxënësi: Jo! S’ka mjek fare.

9. Shkolla 9-vjeçare “Hasan Tahsini”

Qytetari: Është mjeku aty? Mjeku, Doktori!

Roja: Po, ka doktoreshë.

Qytetari: Është aty ajo?

Roja: Jo! S’është!

Qytetari: Po, kur vjen?

Roja: S’e di!

Qytetari: Të hënën vjen?

Roja: Të hënën, besoj, se po.

Qytetari: Po stomatolog, ke aty?

Roja: Jo! S’ka!

Qytetari: Vetëm doktoresha është?

Roja: Ajo vjen njëherë… Nuk e di. Ajo vjen një herë në javë. Ditë të enjte, në mos gaboj. Ditë të enjte, a ditë të mërkurë! Një 1 herë në javë.

10. Shkolla 9-vjeçare “Bashkim Fino”

Qytetari: Është mjeku aty? Ose doktoresha?

Roja: Jo! Jo!

Qytetari: S’keni, apo s’është?

Roja: Kemi, po s’është sot. Është në shkollë tjetër.

Qytetari: Kur vjen? Kur vjen? Ça…

Roja: Javën tjetër! Të hënën!

Qytetari: Po stomatolog?

Roja: S’është as stomatologu, se kshu, s’e kanë, e kanë me ditë.

Qytetari: E marr vesh! Hë, po infermiere keni, të paktën?

Roja: Po kemi, po s’është më.

Qytetari: As ajo?

Roja: Infermierja po them se nuk, është me ditë edhe ajo. Të enjte, të premte është në shkollë tjetër.

11. Shkolla 9-vjeçare “Osman Myderizi”

Qytetari: Është doktoresha, apo s’është?

Roja: Ta pyes pra, se nuk vjen këtu te shkolla, është edhe te “Mihal Grameno” ajo. Është me dy shkolla ajo.

Qytetari: Është me grafik.

Roja: Dentisten kemi ne këtu, që e kemi të përhershme.

12. Shkolla 9-vjeçare “Mihal Grameno”

Qytetari: Doktoresha ose mjeku, është aty?

Roja: Doktori? Jo, nuk është!

Qytetari: Po kur vjen?

Roja: Është te shkolla tjetër sot. Të hënën tani…(Nuk kuptohet) Cilën do?

Qytetari: Dentist, keni ju këtu?

Roja: Dentiste, po!

Qytetari: Është aty ajo?

Mësuese: Nuk është sot. Është në seminar.

Qytetari: Kjo ishte infermierja, apo dentistja?

Mësuese: Kjo është dentistja!

13. Shkolla 9-vjeçare “At Zef Pllumi”

Qytetarja: Më fal, të të pyes! Kishte ardhë gjë sot mjeku, apo stomatologu?

Nxënëse: Mjeku ishte, ishte Ismetja më duket.

Qytetarja: Po stomatologu ishte gjë sot?

Nxënëse: Nuk e di. Jo më duket. S’e kam parë.

Qytetarja: A vjen, apo nuk vjen fare?

Nxënëse: Ndonjëherë vjen. Varet, s’vjen shpesh.

Qytetarja: As stomatologu, as mjeku?

Qytetarja: Të lutem! A ka ardhë gjë mjeku sot, ose stomatologu?

Roja: Stomatologu ishte dhe u largua.

Qytetarja: Po mjeku?

Roja: Janë largu të dy, po.

Mësuese: Atëherë kanë seminare, apo ça kanë, mbledhje, gjëra, po janë çdo ditë.

Prind: Jo, nuk e dimë fare, që ka. S’e kemi kërkuar ndonjëherë.

Qytetarja: E kuptoj!

/Emisioni STOP