“Na anashkaluan në luftë”/ Zelensky kritikon emisarët e SHBA: Takime me Putinin, asnjë hap në Kiev
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj mungesës së vizitave të zyrtarëve amerikanë në Kiev, duke e konsideruar këtë si një sinjal jo të mirë në një kohë lufte.
Ai ka kritikuar të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët kanë zhvilluar disa takime në Moskë, por nuk kanë vizituar Ukrainën në një rol zyrtar.
Sipas tij, edhe pse situata është e ndërlikuar, mungesa e një vizite në Kiev nuk justifikohet. Ai shton se nëse ka vështirësi për udhëtim, takimet mund të zhvillohen edhe në vende të tjera.
Ndërkohë, të dërguarit amerikanë kanë pasur kontakte të shpeshta me Vladimir Putin në Moskë, në kuadër të përpjekjeve për negociata.
Vizita në Kiev ishte parashikuar më herët gjatë muajit prill, por nuk u realizua për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, ku vëmendja e SHBA-së u përqendrua te zhvillimet mes Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Irani.

