Zëvendëspresidenti J.D. Vance ende në Uashington, vonohet udhëtimi për bisedimet me Iranin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2026, 19:00
Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance ndodhet ende në Washington, D.C., ku gjatë ditës ka marrë pjesë në takime dhe konsultime të brendshme.
Ai ishte parashikuar të udhëtonte drejt Islamabad për raundin e dytë të bisedimeve me delegacionin iranian, por deri tani nisja nuk ka ndodhur.
Situata mbetet e paqartë për sa i përket kohës së udhëtimit dhe zhvillimit të takimit, ndërsa në kryeqytetin pakistanez pritet mbërritja e delegacioneve për vazhdimin e negociatave.
