Kryeministri i sapozgjedhur, Magyar: Netanyahu do të arrestohet po u fut në Hungari
Fituesi i zgjedhjeve në Hungari, Péter Magyar, ka paralajmëruar arrestimin e Benjamin Netanyahu nëse ai hyn në territorin hungarez. Ai theksoi se vendi do të respektojë detyrimet ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Kryeministri i ashpër edhe ndaj presidentit Volodymyr Zelensky, lidhur me çështjen e furnizimit me energji.
Fituesi i zgjedhjeve në Hungari, Péter Magyar, ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare me deklaratat e tij të fundit, duke paralajmëruar arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Pyetur nga gazetaret, në një konferencë për mediat, Magyar theksoi se Hungaria do të respektojë detyrimet ndërkombëtare.
Péter Magyar: “Nëse një vend është anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe një person që është nën një urdhër arresti hyn në territorin tonë, atëherë ai person duhet të merret në paraburgim. Ia bëra të qartë këtë edhe kryeministrit izraelit... është qëllimi i vendosur i qeverisë së Tiszës ta ndalojë këtë dhe të sigurojë që Hungaria të mbetet anëtare e GJND-së.”
Kjo deklaratë lidhet me urdhër-arrestin e lëshuar ndaj Netanyahut për akuza të dyshuara për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ndryshe nga qeveria aktuale e udhëhequr nga Viktor Orbán, Magyar është shprehur se synon të ndalojë tërheqjen e Hungarisë nga Gjykata.
Por qëndrimet e tij nuk ndalen këtu. Ai ka qenë tepër i ashpër edhe ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, lidhur me çështjen e furnizimit me energji.
Péter Magyar: “Nëse tubacioni i naftës Druzhba është i përshtatshëm për transportimin e naftës, atëherë ai duhet të hapet dhe Rusia të rifillojë furnizimin. Nuk do të hyjmë në asnjë formë shantazhi.”
Deklaratat e tij vijnë në një moment tensionesh mes Hungarisë dhe Ukrainës për ndërprerjen e furnizimeve me naftë përmes tubacionit Druzhba pipeline.
Qëndrimet e forta të Magyart sinjalizojnë një ndryshim të mundshëm në politikën e jashtme të Hungarisë, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të ndikojnë këto deklarata në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

