Rihapet guva e eshtrave në Napoli! Kryebashkiaku: Varrezat tregojnë të shkuarën dhe të sotmen
Në Napoli është rihapur për vizitorët guva e eshtrave. Kryebashkiaku theksoi rëndësinë e rehabilitimit duke theksuar se përmes saj respektohet e shkuara por dhe tregohet e sotmja e qytetit
Napoli ka rihapur për turistët por dhe për banorët një prej zonat më misterioze. Varrezat e fontanellës i janë kthyer publikut pas vitesh restaurimesh.
Një kortezh prej 500 personash parakaloi nga Largo Totò i udhëhequr nga kryebashkiaku që këndonin kore kushtuar atyre që prehen në këtë varrezë si një pakt i veçantë mes të gjallëve dhe të vdekurve.
"Donim t’ua rikthenim në mënyrë përfundimtare qytetarëve dhe turistëve një vend simbolik", shpjegoi kryebashkiaku duke e cilësuar rihapjen si fryt të një "rrugëtimi administrativ të përbërë nga ndërhyrje komplekse".
Guva e lashtë, u krijua në një vend depozitimi për mbetjet gjatë epidemive të mëdha — nga murtaja e vitit 1655 te kolera e vitit 1837. Aty ruhen eshtrat e rreth 40.000 personave. Është vendi ku e shenjta dhe profania bashkohen. "Kemi hyrë në shtëpitë e banorëve të via Fontanelle për të dëgjuar rrëfimet e tyre", shpjegon Isabella di Mauro, anëtare e ndërmarrjes që u kujdes për restaurimin.
Sigurisht që menjëherë pas ceremonisë vizitorët aty kanë qenë të shumtë. Një vend sa mistik por që të kujton dhe se sa shumë duhet respektuar jeta por dhe aty ku rrjedha është e pashmangshme.
Në fatk vetë guva duket se tregon gjithccka, një bashkëjetesë të frymorëve që vizitojnë qëndrimin e bashkuar ndër shekuj të rreth 40 mijë personave që dikur jetuan mbi tokë


