SONTE DARKOJMË NË SHTRAT! Humor “përvëlues” në komedinë e re të Kiço Londos: Një shfaqje për t’u shijuar
Komedia Sonte Darkojmë në Shtrat, është një prej shfaqjeve për të cilat këtë fundjavë mund ti drejtoheni teatrit. Vepra me humor përvëlues vjen me regji të Kiço Londo
Një burrë nxit bashkëshorten të vizitojë të ëmën dhe fton në shtëpi të dashurën që të festojnë ditëlindjen e saj bashkë, por gruaja në anën tjetër kishte të njëjtin plan të fshehtë, në të njëjtën kohë e vend.
Një telefonatë gabim bën bashkë në shtëpi tre çifte, secili me qëllimet e veta të fshehta—tradhti, aventura apo sprova për marrëdhënien.
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” nga Marc Camoletti, i njohur për suksesin e tij me “Boeing Boeing”, erdhi për artdashësin kryeqytetas në skenën e Teatri Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli te ArTurbina, nën regjinë e Kiço Londo.
Keqkuptime, xhelozi dhe situata absurde krijojnë një zinxhir ngjarjesh komike.
Regjisor i njohur për ritmet e tij frenetike dhe situatat komike në shfaqjet e tij, garanton një shfaqje për t’u mbajtur mend, që do të vijojë të shfaqet edhe javën tjetër.
Komedia është shfaqur më parë në Fier dhe do të vijojë edhe në skena të qyteteve të tjera si projekti i Teatrit Shëtitës “Çajupi”, nën drejtimin e regjisorit Kiço Londo.
